Demokrati shkëmbeu batuta me Ramën, reagon Basha: Trafikant i hashashit në Fier
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Fier ku shpërndau legalizimet për banorët e zonës.

Gjatë takimit me banorët, ai takoi edhe një simpatizan të PD-s me të cilin shkëmbeu batuta për Bashën dhe Partinë Demokratike.

Pas kësaj ka reaguar Kreu i PD-së Lulzim Basha i cili ka publikuar një mesazh nga një qytetar dixhital i cili e identifikon banorin si një trafikant hashashi dhe zaptues pronash.

Njësoj si Ramizi me Vullnetarët e Enverit në ditët e fundit të regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit në ditët e fundit të Republikës se Vjetër:

“Për dijeni tënden Kryetar ai qytetari që bisedonte në Cakran me Ramën dhe që bënte humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar tokën e pronarëve të ligjshëm.

Djali i këtij fshatarit Xhafo Shenaj që bisedoi sot me Ramën në Cakran është trafikanti dhe kultivuesi më i madh i hashashitCakran.

Që nuk bën asnjë punë dhe shëtit me makinë mbi 50 mijë euro. Prandaj dhe ky i bënte elozhe Ramës dhe ironi Bashës sepse vetë Rama e di që ky Xhafo Shenaj ka parcela të mbjella në bashkëpronësi me Armando Subashin.”/albeu.com/
Shtuar më 07/04/2017, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori