Demokrati i përkëdhel sedrën Lulzim Bashës: Të kemi kryeministër!
"Në fillim dua të them që ndihem shumë mirë që jam me ju por që do t’ju cilësoja si një kryeministër të vendit, pasi mezi ju presim të gjithë jo vetëm unë..."

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u gjend përballë një lavdi shumë ë madh teksa kreu i Sindikatës së arsimit në Korçë e quajti kryeministër.

Teksa Basha ndodhej në Korçë në një takim në kuadër të “Rrugëtimit për Shqipërinë”, Leonard Trebicka e cilësoi si kryeministër të Shqipërisë teksa theksoi se mezi e pret.

“Përshëndetje, unë quhem Leonard Trebicka, kreu i Sindikatës së arsimit në Korçë. Si fillim dua të them që ndihem shumë mirë që jam me ju por që do t’ju cilësoja si një kryeministër të vendit, pasi mezi ju presim të gjithë jo vetëm unë,”– tha ai dhe salla shpërtheu në duartrokitje dhe fishkëllima.


“120 milion euro jepen për konnçensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milion euro për të bërë ndryshim në arsim. Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë.

Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para tja japë 12 personave,”– tha Lulzim Basha.
Shtuar më 05/11/2019, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori