Demokrati i Lushnjes plas "bombën": Kush janë 15 spiunët në Kuvend
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka plasur një tjetër "bombë" në lidhje me deputetët në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka deklaruar se të paktën 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, deputetët spiunë fshihen në grupet parlamentare të tre partive kryesore në vend, sidomos në Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste.

"Në hulumtimin tim 27-vjeçar, në reagimin e politikës sa herë hapet çështje dosjeve, në qasjen e tyre etj., për mua nga PD, PS dhe LSI janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Unë aludoj për të gjithë që kanë qenë mbi 18 vjeç në vitin ’90, por absolutisht e them me bindje se janë mbi 15 deputetë.

Nëse mendojnë se e kanë të vështirë këtë plotësimin e formularit, le të bëjmë një vendim të gjithë si Kuvend, t’i japim tagrin autoritetit të dosjeve që të bëjë publike të gjithë emrat tanë kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë bashkëpunëtor"- tha Murrizi.
/albeu.com/





Shtuar më 05/10/2017, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori