“7 klasë shkollë kam”, 14 të arrestuarit e grupit kriminal dalin para Gjykatës së Durrësit, vëllezërit Beqiraj lihen veçmas (VIDEO)

Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës 14 të arrestuarit nga operacioni “Porositësi” në Durrës.

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiri nuk janë futur në të njëjtin ambient me të akuzuarit e tjerë, për arsye sigurie, pasi kanë qenë ata që kanë zbardhur krimet e kryera nga këta persona, ku përfshihen vrasje, rrëmbime edhe armbëmbajtje pa leje.

Nga pamjet e siguruara, dëgjohen pak nga përgjigjiet e dhëna nga ana e të arrestuarve.

“7 klasë shkollë kam, ja ku është avokati im”, shprehet njëri prej të arrestuarve.

Kujtojmë se veprimtaria e këtij grupi kriminal shtrihej në zonën Tiranë-Durrës dhe Shijak.

Vëllezërit Beqiraj paguheshin si vrasës me pagesë për krime të ndryshme.

Pak ditë më parë, ata u kapën teksa po përgatisnin një atentat ndaj Aleksandër Muharremit të njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, u morën peng dhe u rrahën./albeu.com/