Demokratët shpallën fitoren, Berisha tha se ndërrimi i qeverisë është një ligj i demokracis&e
Albeu.com
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli në një konferencë për shtyp deklaroi: "Kemi 58 fitues, por bashkë me proporcionalin e aleatëve shtohen dhe 25 karrige të tjera në parlament".Ajo i bëri thirje kryetarit të PS së, të urojë Partinë Demokratike për fitoren e padiskutueshme.
"Ashtu siç morëm urime nga partitë simotra nga vende të ndryshme, do të ishte një gjest vërtet fisnik sikur Fatos Nano të telefononte në seline e PD dhe të uronte fitoren tone", tha zonja Topalli.
Nga ana tjeter, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje administratës që të vazhdojnë detyrën, pasi tranzicioni do të jetë i butë. Kryetari i opozitës siguroi se ndërrimi i qeverisë është një ligj i demokracisë dhe se roli i administratës është i rëndësishëm. "Dëshiroj t'i bëj një apel administratës shtetërore që të angazhohen në punë, të mos shkrehin zbatimin e detyrave... Unë dua ta siguroj administratën se unë kam një respekt të palëkundur për punën e saj dhe se llogaris të bashkëpunoj për zbatimin e programit që unë kam shpallur para shqiptarëve në këtë administratë", tha Berisha.
Konferencën e djeshme për shtyp, Berisha e ka zhfrytëzuar për t'i bërë thirrje edhe turistëve si brenda, ashtu dhe jashtë vendit, që të pushojnë në Shqipëri. "Sado që mund t'ju duket jashtë kontekstit, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri", tha Berisha.
Shtuar më 06/07/2005, ora 17:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori