Demokratët hedhin poshtë kandidaturën e Shehut
Komisioni i Ekonomisë ka hedhur poshtë kandidaturën e Sali Shehut për kreun e KLSH-së. Sipas deputetëvë demokratë ai nuk përmbushte kriteret profesionale për të kryer këtë funksion.

Ata janë shprehur se presidenti Topi duhej të konsultohej më parë me Kuvendin përpara se të propozonte Sali Shehun në postin e kryetarit të KLSH-së.
Ndërkohë në lidhje më emërimin e tij në këtë dikaster Shehu kishte theksuar se KLSH-ja duhet të ishte e pavaruar nga qeveria ndërsa paraqiti edhe projektet e tij për këtë institucion.

Para disa kohësh Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar Sali Shehun si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sali Shehu nuk është një figurë e panjohur për Partinë Demokatike pasi ai ka qenë deputet i kësaj partie, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i Kryesisë së Partisë./albeu.com/

Shtuar më 01/11/2011, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori