Plagosen me armë zjarri nënë e bijë në Kosovë

Nënë e bijë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Pas hetimeve fillestare dyshohet se një person i gjinisë mashkull ka plagosur me armë zjarri dy persona të tjerë të gjinisë femërore të cilat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Ndërkohë i dyshuari është identifikuar por ende mbetet në arrati, raporton Express.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes shihet makina ku dyshohet se ka ndodhur plagosja dhe një numër policësh që kanë rrethuar vendin e ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 28.01.2023 13:47