Shifrat e fundit: Kaq viktima ka shkaktuar COVID-19 në të gjithë botën

Të mërkurën numri i përgjithshëm i viktimave me Covid-19 në botë i kaloi 180 mijë vdekjet, ndërsa numri i të infektuarve i kaloi 2,6 milionë personat.

Britania e Madhe raportoi 759 vitkima me Covid-19, Franca 544, Italia 437 dhe Spanja 435.

Numri total i viktimave në Itali i kaloi 25 mijë vdekjet, në Spanjë shkoi 21 717, në Francë 21 340 ndërsa në Britani të Madhe mbi 18 mijë.

Për sa i përket numrit të përgjithshëm të të prekurve, Spanja ka numrin më të lartë në Evropë mbi 208 mijë të infektuar, më pas vjen Italia me mbi 187 mijë, Franca me mbi 180 mijë, Gjermania rreth 150 mijë dhe Britania e Madhe mbi 134 mijë.

Në rang botëror Shtetet e Bashkuara mbeten me numrin më të lart të të prekurve mbi 834 mijë dhe po kështu edhe të viktimave mbi 45 mijë.

Sidoqoftë Spanja konsiderohet shteti më rëndë i prekur pasi si asnjë shtet tjetër në botë ka 437 vdekje dhe rreth 4 200 të infektuar për çdo 1 milionë banorë.


Shtuar 22.04.2020 18:52