Përfshihet nga flakët mali pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, digjen 5 ha pisha e shkurre

Një zjarr ka rënë sot në Malin e Toles në Fushë-Krujë, pranë fabrikës së Çimentos. Zjarri tashmë është shuar dhe nga flakët ajnë përfshirë 5 ha pisha e shkurre.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan dy zjarrfikëse dhe 10 vullnetarë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar./albeu.com