Dëmet nga tërmeti, Bashkia Tiranë jep 1 milionë dollarë ndihma
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka zhvilluar një mbledhje pasditen e së dielës, ku është miratuar një fond emergjence për banorët e prekur nga tërmeti i një dite më parë, i cili dëmtoi me qindra ndërtesa edhe në kryeqytet.

Fondi i miratuar është 1 milionë dollarë, ndërsa Veliaj bëri të ditur se 80 përqind e këtij fondi do të shkojë për të prekurit në kryeqytet, ndërsa 20 përqind e tij do të jepet si solidaritet për Bashkinë e Durrësit ku ishte edhe epiqendra e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8.

Më herët, u mblodh edhe shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës. Veliaj u shpreh se nëse do të ketë nevojë për strehim më të gjatë, atëherë të përdoren konviktet. “Të pastrohet një nga konviktet në Qytetin Studenti, të bëhet gati dhe ta kemi si plan rezervë”, tha Veliaj.
Shtuar më 22/09/2019, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori