Pas mesnatës, nafta dhe benzina me çmim të ri në Maqedoninë e Veriut

Çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut do të rritet për 1, respektivisht gjysmë denari, raporton TV21.

Çmimi i naftës do të ulet për 1 denarë. Nga KRRE bëjnë të ditur se ulje do të ketë edhe në çmimin e vajit ekstra të lehtë, respektivisht për gjysmë denari.

Çmimet sipas vendimit të funsit të KRRE-së:

Nafta- 72.00 denarë/l

Benzina-BS-95 83.00 denarë/l

Benzina-BS-98 85.00 denarë/l

Vaji ekstra i lehtë: 72.00 denarë/l


Shtuar 3.04.2023 18:05