Demarkacioni, përfundon në Tanushë dhe Debëlldesë
Albeu.com
Komisioni për demarkacionin e kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës, ka mbyllur përcaktimin e kufirit në sektorin e katërt në zonën e Tanushës dhe Debëlldesë. Në rajonin e Tanushës dhe Debëlldesë janë vendosur 17 gurët kufitarë.Përfaqësuesit e komisionit për demarkacionit kanë theksuar se gjatë përcaktimit të kufirit nuk kanë hasur në probleme me banorët lokal në të dyja anët e kufirit, si nga banorët e Tanushës në Maqedoni, ashtu edhe të atyre në Kosovë.

Në muajin tetor pritet të fillojë edhe sektori i tretë prej 40 kilometrave, pas së cilit përfundon shënimi i vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.Shënimi i shepjtë i vijës kufitare midis këtyre dy vendeve lidhet edhe me njohjen e Kosovës nga Shkupi zyrtar.
Shtuar më 07/09/2008, ora 19:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori