Demarkacioni i kufirit Kosovë-Maqedoni nuk do te filloje sot
Albeu.com
Përkundër paralajmërimit të mëhershëm për takimin, burime për albeu.com bëjnë të ditur se komisioni për shënimin e vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë nuk do të zhvillojë takimin e parë sot në Shkup.Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Maqedonisë, Ivica Bocevski, përkundër gatishmërisë së palës maqedonase për një takim të tillë - është pala kosovare ajo që ende nuk është e gatshme - respektivisht e cila nuk e ka formuar grupin e saj për këtë çështje.

Sipas burimeve qeveritare të Maqedonisë, me fillimin e punëve për demarkacionin, Qeveria e Shkupit menjëherë do ta shpallë njohjen zyrtare të shtetit të Kosovës.
Shtuar më 25/03/2008, ora 16:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori