Dell: Askush nuk eshte mbi ligjin
Albeu.com
Askush nuk është mbi ligjin në Kosovë, por te gjithë e kanë edhe të drejtën për mbrojtje ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell duke ju referuar zhvillimeve te fundit në vend lidhur me bastisjen e Ministrisë së ...... Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, nga ana e EULEX-it, ministri kjo që drejtohet nga Fatmir Limaj. Ai tha se EULEX-i duhet të veprojë në përputhje me ligjin.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin sundimin e ligjit dhe proceduar e saja. Të gjithë në Kosovë kanë të drejta të barabarta, të drejta të njëjtë para ligjit dhe ne sigurisht dëshirojmë të shohim përforcimin dhe zhvillimin e sundimit të ligjit. Dhe po ashtu shpresojmë që të dyja institucionet qofshin ato kosovare dhe ndërkombëtare ta respektojnë këtë. EULEX-i duhet të veprojë në bazë të sundimit të ligjit dhe se ata duhet të përcjellin procedurat dhe t’i zbatojnë ato”, ka thënë Dell duke u përgjigjur në pyetjen se a i mbështet ai veprimet e EULEX-it .
Shtuar më 05/05/2010, ora 15:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori