Deliron Gaz Paja: Gazetarucet i marrin vendet e punës duke shkuar me shefat
Gaz Paja ka folur sot mbi një incident që i ndodhi me gazetaren kulturës Alma Mile pak para premierës së pjesës me titull “Çfarë pa kryeshërbëtorja”. Ai ka fyer gazetaren e Panoramës ndërkohë që ajo po e pyeste në lidhje me shfaqjen.

Aktori i njohur i portokallisë i cili me sa duket e sheh veten në rol edhe në jetën e përditshme ka arritur deri aty sa të quajë gazetarucë të gjithë gazetarët madje çmenduria vazhdon duke thënë se ai e di si fitohen vendet e punës.

“Kam edhe email-et që u janë dërguar”, tha Gazi në “Pasdite në Top Channel”. Ai shtoi “pyetja ishte për subjektin e veprës, dhe unë kërkova që meqë subjekti është shumë i shtrirë, shumë miqësisht i thashë gazetares se çfarë i kishte bërë përshtypje në materialin përmbledhës që kishte lexuar që ta shpërndanim subjektin, sepse ishim 9 aktorë aty. Dhe vajza, por një tjetër tha mos m’u përgjigj mua me pyetje. Ndërsa unë ja ktheva që në këto kushte, të pyes dikush tjetër, pasi ndihem i ofenduar, kur t’i mendon se unë nuk e di subjektin e një vepre me të cilën kam punuar 2 muaj rresht nga 9 orë në ditë. U ndjeva i fyer pasi gazetarja nuk kishte marrë mundimin të lexonte. Nuk po i përfshij të gjithë, pasi aty kishte gazetare të nderuara. Pjesa më e madhe e gazetaruceve ne e dimë shumë mirë se si i kanë marrë vendet e punës, por kjo u përket organeve kompetente”, tha aktori.

“Është për të ardhur keq, pasi arti në botë është edukim, por kjo tek ne nuk mund të bëhet me ca portale palaco dhe me ca gazetaruce pise që dizinformojnë publikun”, tha më tej Paja.

“Unë kërkova që ajo vajza të mos bënte më pyetje, se ajo ishte e palexuar që në rastin konkret ishin vetëm dy faqe formati. U ndjeva i ofenduar që u përbalt ashtu puna ime, ndaj kërkova të pyeste dikush tjetër, se nuk kisha me ç'të diskutoja me atë gazetare,” tregoi Gazi./Albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori