Delina Ibrahimaj emërohet drejtoreshë e INSTAT
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Delina Ibrahimaj është emëruar drejtoreshë e INSTAT. Ky post është konfirmuar nga ky institucion, ndërsa bën me dije se Ibrahimaj tashmë do të jetë drejtoreshë e Përgjithshme.

Kryeministri Rama ka vendosur që në këtë institucion të rëndësishëm të vendosë si drejtoreshë, këshilltaren e tij për të dhënat dhe statistikat në Kryeministri, Delina Ibrahimaj.

Njoftimi për emërimin e kësaj të fundit është bërë nga vetë drejtoria e INSTAT.

"Prej datës 11 nëntor 2016, në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT) është emëruar Znj. Delina Ibrahimaj.

Duke uruar punë të mbarë, shprehim angazhimin dhe bindjen për një bashkëpunim të suksesshëm në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e INSTAT. /albeu.com/




Shtuar më 15/11/2016, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}