Delegacioni i PE: Duam që Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat
Kryesuesi i delegacionit të PE, Tunne Kelam kërkoi nga palët politike që të bashkëpunojnë për qëllimin e përbashkët të integrimit në BE.

Tunne Kelam: Të gjitha problemet mund të zgjidhen brenda BE. Të gjitha problemet e demokracisë, të shkeljes së demokracisë, të bashkëpunimit mes partive, pra të gjithë mund të zgjidhen në kuadër të BE. Është e rëndësishme që të mos vonohet, ose mos shkaktohen vonesa të tjera në këtë proces. Ne jemi po aq të interesuar që të mirëpresim Shqipërinë në anëtarësimin e BE, po aq sa jeni ju shqiptarët të interesuar. Kemi nevojë dhe jemi të interesuar që Shqipëria të çelë negociatat. Ju keni bërë progres në shumë fusha, keni shumë për të bërë. Vëmendja jonë shkon në reformën në drejtësi, në procesin e vetingut. Por pjesa më e rëndësishme është zbatimi. Për këtë zbatim, dhe për të qenë ju të gatshëm për hapjen e negociatave nevojitet bashkëpunim i brendshëm. Jemi aq të interesuar t’ju mirëpresim në BE po aq sa jeni të interesuar ju shqiptarët"

“Organizatat e shoqërisë civile kanë nevojë të kenë akses në institucione dhe duhet të marrin pjesë në bërjen e ligjeve. E ardhmja është rinia, ofrimi i arsimit të lartë për të rinjtë dmth që të shmangen idetë për të larguar nga vendi, zëri i studentëve duhet dëgjuar nga qeveria. Sa i takon reformës së arsimit, është në interes kombëtar të merret në konsideratë zëri i studentëve”, tha ai." ka thënë ndër të tjera Kelam./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori