Delegacioni i Kosovës miratoi në parim dokumentin e Rohanit për decentralizimin
Albeu.com
Më vërejtjet dhe sygjerimit e Grupit Politik, Delegacioni i Kosovës miratoi sot në parim, dokumentin e Rohanit për decentralizimin që do të diskutohet në Vjenë me 3 prill.Këshillitari politik i kryetarit Fatmir Sejdiu, Skender Hyseni nuk dha shume detaje për vërejtjet e bërë në dokument, por tha se Delegacioni i Kosovës mbetet kategorik në ruajtjen e tërsisë territoriale dhe karakterit unitar të shtetit të Kosovës.

Po ashtu, Ekipi Negociator është pajtuar sot që delegacionin e Kosovës në takimin e 3 prillit, ta drejtojë zëvëndës kryeministri dhe minsitër i pushtetit lokal, Lutfi Haziri.
Shtuar më 01/04/2006, ora 10:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori