Blendi Fevziu zihen gushtë në Opinion: Se shkel ligjin unë!

Debat për prezencën e drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhe në emisionin “Opinion”. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka lexuar ligjin, duke pretenduar se prezenca e Gonxhes ishte e ndaluar në bazë të ligjit.

Lajmi ka shkaktuar panik në studio, ku moderatori Blendi Fevziu ka kërkuar nga stafi i tij që të telefonin kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që t’i interpretonte ligjin. Emisioni u pezullua për disa minuta derisa erdhi përgjigjia nga Celibashi, i cili dha “ok” për prezencën e Gonxhes në studio.

DEBATI I PLOTË NË STUDIO:

Rama: Fevzo mund të të bëj një pyetje?

Fevziu: Kam bërë ndonjë gabim? Se mos më ka lënë kujtesa.

Rama: Jo, është e karakterit etik. Mund ta di atributin e Gonxhes?

Fevziu: E kam marrë unë për të komentuar

Rama: Ka një ligj që ndalon përfaqësuesit kur janë të pranishëm subjekte politike. Nuk e kam me Gonxhen, se do zgjidhja atë para të tjerëve.

Fevziu: Ti me Gonxhen e ke…

Rama: Jo, po e more ashtu unë e ndërpres. Ligji ndalon dhe thotë se nuk mund të përdoren burime të orgnave apo enteve publike.

Fevziu: Po nuk jemi në fushatë.

Rama: Jo, jo është katër muaj para. Është drejtor i një drejtorie të rëndësishme, është në kundërshtim me ligjin. Pjesëmarrja e tij nuk është etike. Mazniku është në funksion politik. Gonxhe nuk mund të jetë përfaqësues i PS

Fevziu: Po nuk e kam ftuar si përfaqësues të PS

Rama: Nuk mund të jetë para meje dhe zoti Marku

Fevziu: Po as Markun nuk e kam ftuar si deputet, statusin ia adoptoj unë. Ai mund të flasë në emër të PD po të dojë. Ty të kam ftuar në nivel politik. Do ta lëmë? E mbyllim po deshe?

Rama: Unë dua të jem korrekt me ligjin. Dua të bëj debat.

Gonxhe: Unë jam në funksion politik se zgjidhem direkt nga kryeministri. Nuk jam përfaqësues i PS

Fevziu: Që ta dish Luan të kam kërkuar unë si një njeri që debaton. Përfaqësuesit e partive që sjellin në studio nuk i pranoj më. Ta marrin njoftim. Marr ballancën e opinioneve, po ata që sjell partia si derr në thes nuk i marr më. Do i zgjedh unë në bazë të debatit. Gonxhe do të largohesh?

Rama: Fevzi mos ma keqpërdor, se unë thashë që do zgjidhja Gonxhen. Unë bëra objeksion në respekt të ligjit.

Mazniku: Po pres përgjigje nga këshilltari

Fevziu: Presim pra, unë nuk bëj debat pa përgjigje. Nuk bëj emision në kundërshtim me ligjin. O Drini! Ma verifiko pak Celibashin. Nuk bën emision kundër ligjit unë.

Gonxhe: Do doja të ishte Luani president.

Fevziu: Mos fol Gonxhe!  Ka një problem, ti ke qenë në dijeni të panelit që në 12

Rama: Po edhe…?

Fevziu: Ti mund të thoshe dhe ne e verifikoninm. Është mungesë etike në raport me mua.

Rama: E kam ngritur këtë shqetësim me stafin, më thanë që Gonxhja është përfaqësues i Partisë Sociliste. Dimë se debati është për presidentin e Republikës.

Fevziu: A more përgjigje nga Celibashi? Derisa të vijë përgjigjia do të presim.

Fezviu: Nuk ka problem! *i drejtohet Ramës Ta tregoj në pushim mesazhin. /opinion


Shtuar 16.03.2021 22:47