Delegacion i KQZ së Kosovës viziton sot Shqipërinë
Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetarja e tij Valdete Daka, mbërrin sot për një vizitë pune në Shqipëri.

Nga burimet zyrtare të KQZ- së së Kosovës, delegacioni në fjalë, do të zhvillojë një sërë takimesh me strukturat e larta të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

Delegacioni do të zhvillojë dhe një takim edhe me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Bashkëpunimi në mes të dy komisioneve, njohja dhe shkëmbimi i përvojave lidhur me procesin e zgjedhjeve, listat votuese, trupat votues do të jenë në qendër të kësaj vizite studimore që KQZ e Kosovës, do të kryej në Shqipëri.
(albeu.om)
Shtuar më 06/10/2010, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori