Goditja e 7-vjeçares nga skafi në Himarë, Meta: Vrasje e paralajmëruar, s’kemi fëmijë për të humbur (VIDEO)

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Meta tha se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar, teksa shtoi se siguria në plazhe mbetet në nivele katastrofike.

“U shkaktua një tragjedi e pangushëlllueshme për të gjithë familjarët, por edhe një tronditje e rëndë për mbarë opinionin publik. Ishte një vrasje e paralajmëruar.

Pak javë më parë në Jalë, një gomone hyri e shpejtësi në rërë dhe plagosi dy pushues. Raste të tilla kemi pasur në shumë zona të vendit.

Menaxhimi i sigurisë në plazhe mbetet katastrofik. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe? Si mundet të dilet e të thuhet që përgjegjësia është individuale? Të gjithë qytetarët janë të bindur se arroganca që demostrojnë drejtues dhe individë në forcat e policisë, që për fat të keq minojnë besimin e qytetarit te shumë policë profesionsit. Nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer këtë vepër të rëndë, rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i pezulluar dhe i rikthyer. Rikthehen pas ndërhyrjes të dorës së ngrohtë të partisë.

Kjo është rezultat i arrogancës së kryeministrit, i cili thotë kur ndodhin ngjarje të tilla “pse e politizoni”.

A është e hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë? E mbani mend çfarë ndodhi me të riun Rasha gjatë periuedhës së pandemisë, që u vra se vajti të blinte një paketë cigare”, tha Meta./albeu.com/