Del videoja me kallash në krah, Haxholli donte të eliminonte shefin e sigurisë së burgjeve?
Një video e publikuar së fundmi tregon një mesazh për Bledar Toçin, autorin e krimit në Kavajë.

Në pamjet e publikuara në media, duket autori i kësaj videoje është vetë Dritan Haxholli, personi që mbeti i vrarë nga Toçi orët e para të mëngjesit të 10 tetorit në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë.

Të njëjtat burime shkruajnë se Haxholli ka pasur në plan të eliminonte Toçin, dhe sipas tyre kjo video dëshmon gjithçka. Në pamje shihet një dajlë me kallash në dorë teksa I fut karikatorin me plumba, shkruan JOQ.

“Do ti q* robt më të bukurit. Ja dhe plumbat. Ja re….këtu tashi Bled Toçi ec para se të q* motrën,”- flet djali në video teksa personi që e filmon, është Haxholli.
Shtuar më 24/10/2019, ora 20:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori