Del videoja / Ja si "të fortët" e Elbasanit me makinë të blinduar goditën makinën e policisë (VIDEO)
Pëlqej
Ky është momenti i goditjes së makinës së zëvendësdrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi nga një makinë e blinduar e tipit “Audi” me datë 18 shtator.

Video është publikuar ekskluzivisht në emisionin Opinion në TV Klan, ku vihet re mjaft qartë momenti kur një makinë po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe një makinë e Patrullës së Policisë, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e zëvendësdrejtorit.

Më pas mjeti që goditi makinën e Policisë u fut në Tregun Ushqimor.

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin mjet luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Më herët, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, i ftuar në emisionin “Opinion” duke komentuar këto pamje, ai konfirmoi se policët qëlluan me armë në ajër në momentin që mjeti i tyre u godit nga makina e blinduar.

Qato konfirmoi gjithashtu se shkak i ndërhyrjes së policisë nuk ka qenë vetëm operacioni “Vjeshtë 2017”, por edhe një telefonatë e bërë ndaj specialistit të krimeve që besohet se ka qenë një shtetas me emrin Sokol Ç, të cilit i thuhej:

“Koli jam. Më ndihmo se në brendësi të tunelit më kanë dalë dy makina dhe më kanë bllokuar rrugën. Është një ‘Range Rover’ dhe një ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar”! /opinion/
Shtuar më 26/09/2017, ora 01:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori