Del rezultati, sa vota iu vodhën Kaubojsit në Lezhë
Ditën e sotme, Me miratimin e Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve ka filluar rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 30 Qershorit në Lezhë. KQZ mori në konsideratë ankimimin e Eduard Ndocajt.

PAk minuta më parë, numërimi ka mbaruar duke dalë në rezultat se vetëm një votë është numëruar gabim duke iu hequr Ndocajt dhe shtuar Pjerin Ndreut, i cili është shpallur dhe fitues për bashkinë Lezhë.

Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do kërkoi të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.

Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme. Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.
Shtuar më 12/07/2019, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori