Del Ponte: Është humbje kohe t'i kërkosh Beogradit të arrestojë Mlladiçin
Albeu.com
Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte ka kërkuar t'i jepet pushtet i nevojshëm për të arrestuar të akuzuarit për krime lufte kudo ku gjenden, pasi vendet e Ballkanit kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë.Del Ponte i ka shtruar këto kërkesa para Këshillit të Sigurimit, derisa ka shtuar se është humbje kohe të përpiqesh të bindësh Beogradin për arrestimin e Mlladiçit.


Del Ponte ka denoncuar mosbashkëpunimin e strukturave civile dhe ushtarake në Beograd për arrestimin e kriminelëve. Ajo ka kritikuar dhe Rusinë për mosarrestimin e Vlastimir Gjorgjeviç, i akuzuar për krime në Kosovë. Lidhur me Kosovën kryeprokurorja tha se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk ka pranuar t'i ofrojë dokumenta dhe dëshmitarë lidhur me krimet e dyshuara se janë kryer nga shqiptarët. rfe
Shtuar më 08/06/2006, ora 10:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori