Del nga rruga me motor, plagoset 45-vjeçari
Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, ku një 45 vjeçar i identifikuar nga policia me inicialet A.H, ka humbur kontrollin e mjetit.

45 vjeçari ka dalë nga rruga dhe është përplasur në tokë. Ambulanca e ka dërguarspital për të mjekuar plagët. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori