Del nga greva edhe deputetja Shegush Ligori
Albeu.com
Në ditën e 18-të të grevës së urisë së socialistëve është dërguar në spital edhe deputetja e PS-së Shegush Ligori. Ajo është grevistja e 59-të e cila largohet nga greva e urisë që nga fillimi i saj. Deputetja e PS-së Ligori është dërguar urgjentisht në repartin e infektivit në QSUT si pasojë e luhatjeve të tensionit.

Ndërkohë disa orë më parë dy grevistë të tjerë ka lënë grevën e urisë. Elez Braha 43 vjeç nga Kukësi dhe pak minuta më vonë edhe Fazlli Rustemaj nga Malësia e Madhe janë detyruar të lërë grevën e urisë. Ata janë dërguar urgjentisht në repartin infektiv në QSUT pas gjendjes së rënduar shëndetësore dhe komplikacioneve që kishin në stomak. Ndërkohë paraditen e sotme në spital është dërguar edhe deputetja e PS-së Olta Xhaçka si pasojë e luhatjeve të tensionit dhe dhimbjeve të forta në stomak.

Rreth orës 13:00 një tjetër mbështetës i opozitës është detyruar të braktisë çadrat ku po zhvillohet greva e urisë, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore. Oltian Ruçi la grevën e urisë dhe u dërgua për mjekin në spital.

Në orën 09:43 të mëngjesit të sotëm la grevën edhe grevisti Preng Tuci, 62 vjeç .

Ndërkohë gjendja e grevistëve, të vendosur në bulevard, para godinës së kryeministrisë vazhdon të rëndohet më tej ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja ngërçit politik.
Shtuar më 18/05/2010, ora 21:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori