Del intervista, ministri italian kërkon ekstradimin e vëllait të Xhafajt
Deputeti Enkejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi kanë vazhduar sulmin ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Teksa hodhën poshtë deklaratat e Vasilika Hysit dhe Ulsi Manjës në lidhje me ndryshimin e ligjit për ekstradimi, demokratët kanë bërë publike intervistën e ministrit italian dhënë për një media shqiptare.

Ministri i Drejtësisë, në intervistën dhënë me 13 Dhjetor 2017-të, u shpreh se në bazë të Konventave vendimet e dënimit të dhënë në mungesë duhet të ekzekutohen.

Po ashtu ministri theksonte se Italia nuk ka dhënë garanci për rigjykim për 12 persona të dënuar në Itali dhe për të cilët është kërkuar ekstradimi nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit të ndryshuar e deri në Dhejtor 2017.

"Ministri italian i drejtësisë konfirmoi që ligji është në kundërshtim me Konventën. Ministri italian i drejtësisë shprehet që vendimet e dënimit duhet të ekzekutohen.

Ministrin Italian të Drejtësisë e kanë dëgjuar edhe Hysi dhe Manja, të cilët duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i gënjyen në mënyrë të pacipë, duke ia servirur mbrojtjen kriminale që Fatmir Xhafaj i ka bërë vëllait të tij, si standart europian!

Xhafaj, është provuar pa asnjë dyshim se është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për trafik ndërkombëtarë drogë, me 7 vjet e dy muaj",- u shpreh deputeti Enkelejd Alibeaj. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2018, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori