Del fotoja tjetër e Vis Martinajt pas vrasjes dhe plagosjeve në Bllok (FOTO LAJM)
Noizy dhe Stresi janë dy personazhe në konflikt me njeri-tjetrin, megjithatë ata duket se i lidh një person dhe duket se ai është pikërisht
Ervis Martinaj, personazhi që është në vëmendjen e publikut ditët e fundit pas vrasjes dhe dy plagosjeve dy netë më parë në
Bllok.
Njëri prej tyre, pikërisht Stresi ka hedhur një
foto në Instagram duke shkruar: "Jemi të fortë" duke e shoqëruar me një
foto, i cili besohet se është
Ervis Martinaj.
Kjo është e vetmja
foto e re e tij pas disa vitesh kur ishte bërë personazh i përfolur pas vrasjes së Enton Nikajt në Dajt, ku ai ishte i pranishëm.
Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë pas konfliktit të dy netëve më parë të badigardit të tij Fabiol Gaxho në
Bllok me Evin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës.
Në konflikt e sipër, Gaxho nxjerr pistoletën duke qëlluar vetëm një herë pasi në moment ka nxjerrë pistoletën edhe efektivi i forcave komando Marviol Bilo, i cili qëlloi me plumb në kokë Gaxhon, ndërsa Vis Martini u plagos në qafë.
Po ashtu, i plagosur në kokë mbeti edhe Eljon Hate. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018,
ora 15:53