Del fotoja, ky është i riu që u arratis sot nga komisariati në Tiranë (FOTO LAJM)
Riljon Lala është 30-vjeçari që u
arratis sot nga
komisariati numër 1 në Tiranë. Rreth orës 08:00 të mëngjesit ai është dërguar për të dhënë shenjat e gishtave,
ndërsa më pas do të dërgohej në Gjykatën e
Tiranës për t'u mësuar me masën e sigurisë.
Ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë,
ndërsa në një moment qetësie ka mundur të largohet. SHÇBA pritet të nisë menjëherë hetimet në lidhje me rastin.
Shtuar më 04/01/2021,
ora 11:47