Del fotoja, ky është 42-vjeçari që e vrau gruaja me 4 plumba

Pëlqej
Ky është viktima Kujtim Donaj 42 vjeç, i cili u vra me 4 plumba nga bashkëshortja e tij, Violeta Donaj.

Pasi vrau bashkëshortin, 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.

"Krimin e kam kryer per motive xhelozie, pasi bashkeshorti me tradhtonte" mësohet të ketë deklaruar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dieles, në tregun e Milotit.

Mësohet se çifti Donaj nga Rresheni punonin çdo të dielë si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura. /albeu.com/




Shtuar më 17/06/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori