Del fotoja! Kush është i riu, autor i dy grabitjeve të bujshme në Tiranë
Policia ka shpallur në kërkim Kristi Çinari.

Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes në institucionin financiar "Kredo.al", filiali tek zona e ”Brrylit” në Tiranë.

Ngjarja u shënua mbrëmjes e së shtunës, ku dyshohet se i riu hyri në institucionin financiar, i maskuar kërcënoi punonjësin dhe vodhi një shumë parash.

Çinari dyshohet të jetë autor edhe i grabitjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në një farmaci pranë shkollës ”Sami Frashëri” në Tiranë.

Shtuar më 27/01/2021, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori