Del filmi i parë me metrazh të shkurtër për COVID-19 nga të rinjtë shqiptar (VIDEO)
Ndërkohë që koronavirusi ka pushtuar botën, bota e artit po mundohet ta përdorë këtë periudhë karantimi për të sjellë pranë audiencës vepra të reja.

I tillë është filmi i fundit me metrazhshkurtër, për koronavirusin, i realizuar nga disa të rinj të talentuar në Tiranë.

Fabula e filmit:


Një i infektuar me Covid 19, e sjell atë në Shqipëri duke infektuar pa dijeni shumë njerëz, njëri pas tjetrit...

Gjendja bëhet tepër serioze deri sa një nënë mjeke, gjendet në dilemë midis betimit të hipokratit, këtij betimi moral të njeriut që bën përpara se të filloj profesionin për t'i shërbyer njërzëve në çdo kohë.

Dhe midis përkujdesjes për foshnjen disa muajsh, të cilin e ushqen, e vendos në gjumë dhe niset në krye të detyrës.

Si e gjykoni zgjedhjen e saj? Po ju si do të vepronit? /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2020, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori