Sot Kuvendi ka njohur zëvëndësuesin e ish-ministrit
Saimir Tahiri.
Ai është
Spartak Braho i cili ka pranuar t'i kthehet jetës
parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje që zgjati vetëm pak minuta miratoi me 7 vota pro dhënien e mandatit të deputetit,
Spartak Brahos, duke plotësuar kështu vakancën e lënë bosh nga
Saimir Tahiri, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.
Spartak Braho është pjesë e listës shumëemërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet
parlamentare të vitit 2017. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2018,
ora 13:19