Del emri, ky është i riu që u gjet i vdekur në Vlorë
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Nga raportimet e para mësohet se një i ri është gjetur i vdekur pranë sheshit "Flamuri" në Vlorë.

Nuk dihen ende shkaqet por paraprakisht dyshohet se i riu mund të ketë humbur jetën nga mbidoza.

Viktima dyshohet se është shtetasi Albano Ymeraj.

Ai është gjetur i pajetë i mbështetur tek monumenti i "Flamurtarit" në mes të Vlorës. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori