Del emri, kush është gruaja e ish-policit që u ekzekutua në Shkodër
Pëlqej
Është zbuluar emri i bashkëshortes së ish-policit Borhan Bercana i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm, në makinën e tyre.

Bashkëshortja e ish-policit është shtetasja Silva Ndoci 27 vjeç.

Në momentin e ekzekutimit pranë tyre ka qenë edhe fëmija i mitur.

Mbi çiftin janë shkrepur 25 plumba ndërkohë mësohet se në makinë ka qenë edhe fëmija i çiftit, rreth një vjeç.

Djali 1 vjeç gjendej në prehrin e nënës, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Sipas grupit hetimor, autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.

Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar. /albeu.com/



Shtuar më 15/07/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori