Mes Berishës dhe Metës, vajza e Bujar Nishanit i futet politikës? (FOTO LAJM)

Partia Demokratike organizoi ceremoninë festive të 32-vjetorit të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri. Pjesë e kësaj ceremonie ishin figura të njohura të Partisë Demokratike, mbështetës e studentë të Lëvizjes së Dhjetorit.

Gjithashtu vëmendje në kë ceremoni morën fëmijët e të ndjerit, Bujar Nishanit.

“Po vazhdojnë kauzën tënde, për një Shqipëri më demokratike, më të lirë”, shkruan djali i Nishanit në rrjetin e tij social Facebook.Sakaq Ersi shpreh kënaqësinë e tij që i ati arriti të shikojë rithemelimin e PD, ashtu siç e dëshironte.

Nërkohë vajza e Bujar Nishanit, Fiona u duk më e përfshirë. Ajo u shfaq gjatë gjithë ceremonisë krah Berishës. Gjithashtu ajo u vu në dukje edhe nga PD dhe pjestarë të saj.

Prandaj po përflitet se Fiona po ndjek rrugën e të atit për tu përfshirë në politikë./albeu.com/