Del edhe Balla me plagjiaturë, si ka vjedhur dhe kush është shoku i tij rumun (DOKUMENT)

Tani do t’ju tregojmë se cilët prej zyrtarëve të lartë janë kapur me plagjaturë në doktoraturat e tyre.

Ndër to është dhe njëri nga figurat kryesore në Partinë Socialiste të Shqipërisë. Me doktoraturë të kopjuar rezulton të jetë kreu i grupit parlamentar socialist, zoti Taulant Balla.

Kjo plagjiaturë e bën më të rëndë skandalin për faktin se zoti Balla është edhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit në Parlamentin Europian. Ky është një pozicion kyç, pasi Shqipëria prezantohet në Bashkimin Europian pikërisht me zotin Balla.

“Zoti Balla shkruan në CV e tij që ka marrë doktoraturë Cumlaude që do të thotë me vlerësimin maksimal, ndërkohë që doktoratura e tij është plagjiaturë. Si mund të na përfaqësojnë ne persona të tillë në BE, kur e gjithë lufta në Bashkimin Eurpian është për pronësinë intelektuale”, tha Taulant Muka.

Top Story disponon ekskluzivisht doktoraturën e zotit Balla, e mbrojtur në vitin 2015. Nëse i hedhim një sy kësaj doktorature, i gjithë kapitulli 5 është plagjiaturë. Ai e ka vjedhur atë informacion nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit.

Kapitulli 5 i dokotoraturës së Zotit Balla fillon me këto fjalë: “Kapitulli i 5-të përmban propozime për të reformuar sistemin e vendimarrjes në bashkimin Europian. Sugjerimet e mia në këtë reformë jan녔




Pra, Taulant Balla thotë se këto janë sugjerimet e tij personale për të reformuar institucionet e BE-së. Por, nëse lexojmë sugjerimet që vijnë më poshtë, ato janë fjalë për fjalë sugjerimet që bën edhe artikulli që ka kopjuar, i vitit 2009: “Institucione më eficente të BE-së. Procesi i brendshëm i vendimmarrjes mund të përmirësohet në të gjitha institucionet e BE-së. Kërkon një përdorim më eficent në të gjithë cilklin politik, koordinim më të mirë ndërmjet strukturave të brendëshme…

Institucione europiane më të përgjegjëshme. Instrumenta regulator më të mirë gjithmonë kanë ndihmuar për të forcuar përgjegjësinë e Komisionit, në lidhje me grupët e interesit”.

Duket qartë se teksi nuk është i zotit Balla. Ai gënjen kur thotë që këto janë propozimet e mia. Top Story vazhdoi të investigonte edhe më tej për informacione të tjera në rastin e plagjiaturës së deputetit nga Librazhdi.

Në bazë të CV-së së tij, Balla ka mbaruar studimet e larta në Universitetin “Alexander Ioan Cuza University”. Gjatë studimeve, Taulant Balla ka pasur miqësi me një student rumun me emrin Viktor Ponta, i cili më pas u bë edhe kryeministër i Rumanisë.

Njësoj si Balla, edhe Ponta, ka mbrojtur doktoraturën. Por në vitin 2014, u zbulua se punimi i diplomës së tij ishte plagjaturë. Lajmi u raportua në të gjitha mediat europiane dhe ish-kryeministri rumun e dorëzoi punimin e diplomës.

Të dy shokë shkolle, të dy njerëz me pushtet politik dhe të dy, me doktoraturë plagjiaturë. Të jetë rastësi vallë?

Mbetet për t’u parë nëse deputeti socialist Taulant Balla do të veprojë njësoj si miku i tij rumun, duke dorëzuar diplomën plagjaturë.

“Nëse kërkon në Google me emrin e Taulant Ballës dhe doktoraturën e tij, titulli i dokotraturës së tij, të del motorri i kërkimit të një prej faqeve ku ti mund të bësh punime, pra të blesh teza. Dhe unë nuk mund ta them me siguri, por mund të jetë një shenjë që ndoshta edhe e ka blerë atë doktoraturë që ai e ka marrë në Rumani. Në varësi të faqeve bën pagesën për atë punim. Dhe të përgatitet materiali dhe ti mund ta dorëzosh si punimin tënd. Patjetër që nuk është e ligjshme. Se atëherë nuk do ekzistonin universitetet”, tha Tauant Muka.

“Shumë veta të politikës, qoftë dhe asaj të quhet arsim dhe kulturë, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim i madh, kurrë nuk kemi jetuar një mashtrim të madh në Shqipëri sa është në këto vitet e fundit”, tha studiuesi Moikom Zeqo./tch


Shtuar më 16/01/2019, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori