Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë ngre “në këmbë” policinë, Gledis Nano “shfaqet” në Fushë-Krujë

Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë ka ngritur “në këmbë” Policinë e Shtetit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Drejtori i Pergjithshëm Gledis Nano nddhet në këto momente ne Fushë-Krujë, në analizë me krerët e policise së DVP Durrës e Komisariatit të Policisë Kruje, dhe të Departamentit te Policise Kriminale.

Gjithashtu mësohet se Nano ka kerkuar nje analize te detajuar të fakteve provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje te kamerave ne nje territror te gjere, vijimin e krehjes se zones me drone dhe forca speciale, përdorimine kamerave termike që mundësojnë identigfikimine personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përrreth, grumbillim informacioni ne rruge operative, shqyrtim i te gjitha pistave dhe autoreve te mundeshem.

Nano ka kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet sa me pare dhe te rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me sherbime te policise kriminale per te gjithe kontigjentet kriminale.

Mesohet se Drejtor Nano ka kerkuar shoqerime te gjithe atyre personave qe mund te jene te dyshuar dhe te punohet me profesionalizem ne bashkepunim me Prokurorine.

Te bashkepunohet me agjencite e tejra te zbatimit te ligjit , te grumbullohet cdo informacion i mundshem sado i vlefshem qofte, te anlizohet, jo vetem per kete ngjarje por qëllimi ëhstë per te parandaluar ne te ardhemen ngjarje kriminale

Viktimat e sotme ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjestare te grupit kriminal te Eris Martinaj.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar per vepren penale Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim dhe armëmbajtja pa leje

Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, ishte lidhje e afert shoqerore e Brilant Martinajt dhe pjestar i grupit kriminal te Ervis Martinajt

Arber Hoxha, 34 vjec, nga Fushe Kuqe, ishte lidhje e afert shoqerore e Brilant Martinajt dhe pjestar i grupit kriminal te Ervis Martinajt./albeu.com/