E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
DEKRIMINALIZIMI/ Prokuroria: Flamur Nokës nuk i hiqet mandati, ja arsyet
Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një njoftimi të hapur për median ditën e sotme ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga.

Gjthashtu ka bërë me dije se në hetim ka qënë i përfshirë edhe deputeti i partisë demokratike Flamur Noka, por sipas Prokurorisë ai nuk është në kushtet e ndalimit, në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh, Prokuroria e Përgjithshme verifikoi informacionet lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj tij në vitin 1991, nga autoritetet e ish-Republikës Federative Jugosllave.

Në bazë të informacionit zyrtar të marrë nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë, rezulton që subjekti Flamur Noka, “nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt”.

Ne nje njoftim per mediat thuhet se sektori i “Dekriminalizimit” ka arritur në konkluzionin se deputeti Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit, sipas këtij ligji.

Ndërsa lidhur me faktin nëse ky subjekt është dëbuar nga një shtet i huaj, në këtë rast nga ish-Jugosllavia, Prokuroria e Përgjithshme ka mbajtur parasysh faktin se se pyetja 7, e formularit të vetëdeklarimit përjashton nga detyrimi për deklarim vendimin e dëbimit për rastet e shkeljes së rregullave të emigracionit që kanë të bëjnë me rregullat e qëndrimit apo hyrje-daljes nga territori i një shtetit të huaj.

Citojmë pyetjen. 7..

“A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj ? (Me përjashtim të rastit kur jeni dëbuar ekskluzivisht për shkeljen e rregullave të emigracionit që kanë të bëjnë me rregullat e që ndrimit apo hyrje-daljes në një territor të një shteti të huaj).

Pra, pavarësisht faktit se nuk rezulton të ketë vendim dëbimi, pasi autoritetet serbe kanë kthyer përgjigje negative në lidhje me këtë fakt, edhe nëse do të kishte një vendim të tillë për kalimin e paligjshëm të kufirit drejt të ish-Jugosllavisë, subjekti nuk ka pasur detyrimin ligjor për ta deklaruar këtë vendim.

Për këtë arsye, Sektori i “Dekriminalizimit” ka arritur në konkluzionin se deputetit Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit./albeu.com/


Shtuar më 16/02/2017, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori