Dekriminalizimi, Naço shkresë KiE dhe SHBA për rekordet kriminale
Në kuadër të procesit të dekriminalizimit, Naço u ka dërguar shkresë KiE dhe SHBA për rekordet kriminale. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, u ka dërguar një shkresë zyrtare vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, për të kërkuar informacione mbi të dhënat penale të të gjithë shtetasve shqiptarë.

“Informacioni i mbledhur do të krijojë një bazë të dhënash për shtetasit që janë proceduar dhe gjykuar për çështje penale dhe administrative. Kjo nismë mbështet realizimin në praktikë të procesit të dekriminalizimit”, ka deklaruar Naço. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2015, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori