Dekriminalizimi, Braçe: A do të përfshijë ligji Berishën dhe Bashën?
Përmes një postimi në Facebook, deputeti socialist Erjon Braçe është ndalur në vrasjet e ndodhura në 21 janar 2011, ku katër protestues të opozitës u qëlluan me armë zjarri. Ai ngre pyetjen nëse ligji për dekriminalizimin do të përfshijë Berishën dhe Bashën.

"A është krimi më i rëndë që mund të ndodhë në një vend,
VRASJA E KRYER NGA KRYEMINISTRI, MINISTRI I BRENDSHEM, KOMANDANTI I GARDES, DREJTUESI I KOMANDOS SE GARDES?!
Kudo, natyrisht që po, ky është!!

4 vite më parë në këtë vend, mu në Bulevardin e vetëm të këtij vendi, para selisë së Kryeministrit, me urdhër të tij të pranuar botërisht; JANE PUSHKATUAR ME ARME TE QEVERISE, 4 QYTETARE SHQIPTARE TERESISHT TE PAFAJSHEM POR KUNDERSHTARE TE KRYEMINISTRIT DHE QEVERISE SE TIJ!!

Ai Kryeminister është në Kuvend; Ai ministër i Brëndshëm është në politikë dhe kryetar i partise më të madhe të opozites, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit njëherësh.

Tani kam një pyetje:
A DO DEKRIMINALIZOHET POLITIKA DHE KUVENDI NGA KETA TE DY APO JO?
Nga përgjigjja varet vota ime për një ligj që po hartojnë vartësit e ketyre të dyve!! (zarat domethënë, meqe një deputet ka futur në modë zhargonin vendas) /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori