Dekriminalizimi, Berisha: S'mund të shkrihet një komision i votuar në Parlament
Sa i takon dekriminalizimit, ish kryeministri deklaroi sot në Kuvend se është një gabim i madh shkrirja e komisionit. Berisha tha se “me asnjë lloj mekanizmi nuk mund të shkrihet një komision i votuar në Parlament” dhe se bëhet fjalë për një “akt të shëmtuar”.

“Nuk duhej lejuar në asnjë mënyrë shkrirja e KomisionitDekriminalizimit. Ky është një akt shumë i rëndë dhe me këtë akt është vrarë besimi.

Kemi të bëjmë me një akt të shëmtuar, që vetëm një njeri në historinë politike të këtij vendi i'a ka lejuar vetes ta bëjë: Edi Rama”, u shpreh Berisha.

“Për shkak të lidhjeve të tij të krimit, Rama kërkon kriminalizim të Parlamentit”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2015, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori