Dekretet e Presidentit diskutohen nesër në komisione
Pëlqej
Dekretet e Presidentit që kthejnë për rishqyrtim në Kuvend disa ligje të miratuara në seancën e 31 korrikut do të shqyrtohen nesër në Komisionin Parlamentar të Sigurisë dhe Ligjeve.

Komisioni i Ligjeve mblidhet të premten (ora 10:00) dhe në rend dite ka shqyrtimin e katër dekreteve, konkretisht dekretit që kthen ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”; atij “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative”, të ligjit “Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, dhe dekretin “Për ndarjen administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë”.

Ndërsa, komisioni për Sigurinë Kombëtare, në cilësinë e komisionit përgjegjës do të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit qё kthen ligjin “Pёr Policinё e Shtetit”.
Shtuar më 28/08/2014, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori