Dekorimi i ballistëve, reagon partizania Vito Kapo: Çmenduri!
Vito Kapo, ish¬partizane gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe një nga figurat kryesore të diktaturës si bashkëshorte e Hysni Kapos e cilëson një çmenduri dekorimin e Presidentit Nishani ndaj 67 ish-anëtarëve të Ballit Kombëtar.

E pyetur nga gazeta “Panorama” se çfarë shije i ka lënë ky dekorim, zonja Kapo i cilëson përfaqësuesit e Ballit tradhtarë, të cilët bashkëpunuan me pushtuesin e huaj kundër interesave të vendit. “Nuk ka gjë më të ulët. Çfarë mund të them?!

E pashë dhe m’u duk një çmenduri. Si mund të dekorosh ata që u bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëve, bijve të popullit. Së bashku me pushtuesin e huaj ata luftuan kundër çlirimit të vendit sepse, nëse donin çlirimin e vendit, duhet të ishin në krah me partizanët.

Ata kanë qenë dhe mbeten tradhtarë të Shqipërisë, të cilët jo vetëm nuk duhen dekoruar, por as duhen zënë fare me gojë. Këto gjëra dihen publikisht. Mos më lëndoni më shumë zemrën me këto gjëra”, u shpreh për gazetën “Panorama” e veja e Hysni Kapos, figurës numër dy të sistemit komunist në Shqipëri. /Albeu.com/
Shtuar më 26/10/2016, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori