Dekonspironte veprimet e Policisë, arrestohet polici
Pëlqej
Një inspektor pononjës te shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Tiranë, është arrestuar nga SHÇBA, pasi dekonspironte veprimet e Policisë.

I arrestuari eshte punonjësi i policisë inspektor Engrid Hënaj.

Njoftimi i policisë

SHÇBA arreston një inspektor, dekonspironte veprimet e Policisë SHÇBA ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” ne D.P.V. Tiranë.


Ky arrestim u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori