Dekonspirimi i operacionit, Xhafaj nis zyrtarisht hetimin për “spiunët” e policisë
Dy ditë më parë aksioni i policisë për të vënë në pranga 3 drejtues të policisë në Vlorë, dështoi pasi ato nuk u gjetën në banesën e tyre.

Pas dështimit të operacionit, akuza të rënda u hodhën ndaj policisë dhe ministrisë së Brendshme për dekonspirim të operacionit.

Mësohet se ditën e sotme, ministri Xhafaj ka dorëzuar një kallëzim penal për nxjerrjen e sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e 3 zyrtarëve të cilët tashmë rezultojnë të arratisur nga vendi.

Mësohet se materiali është dërguar me postë në Prokurori.

Këtë fakt e paralajmëroi mbrëmjen e djeshme Kryeministri Edi Rama i cili tha se ditën e sotme Fatmir Xhafaj do të niste ditën e sotme një kallëzim penal në lidhje me njerëzit e mundshëm qëdekonspiruan aksionin për tre ish-zyrtarët e policisë.
Shtuar më 24/11/2017, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori