Deklrate e BDI-se ne lidhje me rastin "Vaksince-Kumanove"
Albeu.com
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e saj për situatën e sigurisë në përgjithësi dhe ngjarjen e fundit në fshatin Vaksincë në veçanti, ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan katër të tjerë.D E K L A R A T E –
Tetovë, 11 shtator 2007

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e saj për situatën e sigurisë në përgjithësi dhe ngjarjen e fundit në fshatin Vaksincë në veçanti, ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan katër të tjerë. U shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe u dëshirojmë shërim dhe kthim sa më të shpejt të të lënduarve tek familjet e tyre.

BDI disa herë ka tërhequr vëmendjen për tensionimin e situatës së sigurisë dhe ka kërkuar qasje e trajtim serioz dhe zgjidhje me mjete politike të tyre. Kjo dhe shumë situata tjera të ndodhura pas instalimit të kësaj shumice Parlamentare, na shtynë të dyshojmë se janë skenar mirë të përgatitura, për të mbuluar dështimin e tyre në të gjitha sferat.

Që me rastin e "ikjes" nga burgu dhe filmin me të ashtuquajturin Xhejmi Shej, BDI-ja paralajmërojë se ky film dhe skenar i përgatitur nga qarqe dhe struktura të veçanta në MPB nuk do të përfundojë me kaq, por do të vazhdojnë edhe më tej, për të arsyetuar dështimin e tyre.

Apelojmë deri tek organet shtetërore që të heqin dorë nga kjo politikë e cila nxit konflikte, kurse përkrahësve shqiptarë të kësaj politike, u sugjerojmë që të mos e përkrahin këtë politikë që nxit urrejtje dhe destabilizim. Gjithashtu u bëjmë me dije strukturave shtetërore se populli i Likovës dhe shqiptarët në përgjithësi nuk e meritojnë një trajtim të tillë dhe nuk e durojnë dhunën, ata gjithmonë kanë qenë shembull i pjekurisë dhe në situata të vështira kanë vepruar në drejtim të tejkalimit të saj.

U bëjmë thirrje qytetarëve të Komunës së Likovës dhe më gjerë që të mos bien në kurthet e vendosura nga keqdashësit dhe ata të cilët nuk ua duan të mirën atyre dhe shqiptarëve. Ju gjithmonë keni qenë krenar për të kaluarën e Juaj dhe ashtu duhet të ndjeheni edhe sot kur u sajohen lloj-lloj epitetesh dhe skenarësh nga politika ditore. Ju bëjmë thirrje që të ruani gjakftohtësisë dhe të tregoheni vigjilent ashtu siç keni qenë gjithmonë.

Duke pasur parasysh informatat kontradiktore nga MPB-ja dhe tereni, BDI-ja kërkon që organet kompetente të dalin me informata të qëndrueshme dhe të zbardhet e vërteta se çka në fakt ndodhi në Vaksincë.

Bashkimi Demokratik për Integrim
Shtuar më 11/09/2007, ora 16:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori