U regjistruan për zgjedhje, koalicioni i partive të djathta paralajmëron bojkotin
Koalicioni “Shpresa për ndryshim”, i cili kryesohet nga ‘Aleanca Kuq e Zi’ dhe përbëhet nga disa parti ka reaguar për situatën në vend.

Ata me anë të letre dërguar të gjitha institucioneve në vend kërkojnë të mos përshkallëzohet dhuna.

Letra:

I nderuar President i Republikes se Shqiperise z. Ilir Meta!
I nderuar Kryeminister i Shqiperise z. Edi Rama!
I nderuar Kryetar i Opozites z. Lulezim Basha!
Te nderuar ambasadore perendimore te akredituar te Republiken tone!
I nderuar Ambasador i BE ne Tirane z. Luigi Soreca!
Ne, shtate partite opozitare te rreshtuara ne formacionin parazgjedhor “Shpresa per ndryshimin”, deklarojme se jemi jashtezakonisht te shqetesuar nga ngritja artificiale te temperatures politike ne Shqiperi si nga opozita ashtu dhe nga pozita. Kjo behet me qellim krijimin e nje situate te rende politike jo vetem per vazhdimesine e reformave ne proces ( ne drejtesi dhe zgjedhore ) por edhe per krijimin e kushteve sa me penguese per zhvillimin normal te procesit zgjedhor qe ne kemi se afermi!
1. Ndaj ne u bejme thirrje te dyja paleve, te mos pershkallezojne dhunen e te mos e çojne vendin ne destabilizim. Populli shqiptar e ka provuar me se nje here se sa i demshem eshte per jeten dhe te ardhmen e tij lufta per pushtet e PD dhe PS.
2. Njekohesisht i bejme thirrje edhe te gjithe qytetareve te ndershem, qe te mos behen vegel e lojes pa princip te dy Partive te medha, qe po luftojne se kush duhet ti fuse duart ne tepsine e pushtetit, se kush duhet t’a zhvasi me shume kete popull.
3. I bejme thirrje te gjitha instancave nderkombetare te akredituara ne vendin tone, te ndihmojne sa me shume qe te jete e mundur ne qetesimin e situates politike ne vend dhe vecanerisht ne krijimin e kushteve normale dhe garantimin e votes se lire per te gjitha subjektet garuese ne zgjedhje, jo vetem nepermjet mesazheve te tyre!
4.- I bejme thirrje prokurorise te mos qendroje neutrale ne kete perplasje, por te procedoje cdo demostrim dhune nga çdo ane qe vjen, ne menyre qe te garantohet demokracia dhe e drejta per te zgjedhur dhe per t’u zgjedhur.
5.- Koalicioni: "SHPRESA PER NDRYSHIM" eshte futur ne nje gare zgjedhore demokratike me qellim ndryshimin e mentalitetit politik ne Shqiperi, ndaj ajo nuk do lejoje qe as dhuna e as pazaret e prishuara apo te ndrequra te behen shkak i rivrasjes se demokracise dhe ligjeve te saj
6. Informojme Instancat nderkombetare se shume nga Komisionet zgjedhore ne rrethe, ende nuk jane vene ne funksion, megjithese afati i dorezimit te dokumentacionit eshte drejt mbylljes!
7. Deklarojme se ky eshte nje sabotim i qellimshem i procesit te lire zgjedhori i Partise ne pushtet e cila po e minon procesin ende pa filluar! Ndaj kerkojme reagimin urgjent te strukturave me te larta pergjegjese per realizimin e nje procesi mirefunksionues dhe garantimin e votes se lire!
Ne rast te kundert, ne si kualicion, do marrim vendime te tjera ne pershtatje me situaten!
Koalicioni parazgjedhor “SHPRESA PER NDRYSHIM"
Shtuar më 12/05/2019, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori