Skandali “McGonigal”/ “Kam burime të sigurta”, Berisha: Rama është në hetim nga SHBA-të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sonte në emisionin Top Story se kryeministri, Edi Rama është në hetim të plotë nga dejtësia amerikane, në lidhje me skandalin “McGonigal” .

Ai tha  Rama e ktheu ish-zyrtarin e lartë të FBI si një aset të vetin.

Berisha zbuloi në emision se autoritete në SHBA kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot në lidhje me hetimet për Ramën.

Kreu i PD-së u zotua se ka informacione të sigurta nga juristët më të shuqar në SHBA.

“Dallimi si nata me ditën, ka një dokument gjykata që autorizon hetimin në çdo gjë të Edi Ramës, ai është person nën hetim dhe të garantoj se e kam nga juristët më të shquar të atij vendi. Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik.
Unë do e takoja me kënaqësi zyrtarin e FBI-së por jo me Agron Nezën, me ambasadorin e tij, unë kam takuar persona shumë të lartë të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin e SHBA-së dhe dy këshilltarë të mi. Asnjëherë nuk i kam pritur vetëm por të shoqëruar, Po të më vinte me dy individë të tjerë do të merrja me vete personin që kam për sigurinë kombëtare”, tha Berisha.

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u padit me akuza federale muajin e kaluar. Sipas aktakuzës së Departamentit të Drejtësisë, pas tërheqjes së tij nga FBI në vitin 2018 pas një karriere 22-vjeçare kryesisht në kundërzbulim, McGonigal shkeli sanksionet e ShBA-së ndaj Rusisë duke u bërë si shërbyes i Oleg Deripaska, oligarkut të lartë nga Kremlini, një njëri i njohur për presindetin rus, Vladimir Putin, si dhe për agjencitë ruse të sigurisë.

McGonigal është paditur gjithashtu nga Departamenti i Drejtësisë me akuzat për marrjen dhe mos raportimin e një pagese prej 225 mijë dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare të quajtur Agron Neza në verën e vitit 2017.

Në atë kohë, McGonigal ishte ende duke punuar për FBI. Për arsye që mbeten të paqarta, McGonigal, të cilit i duheshin para për të paguar jetën e tij të dyfishtë – gruaja dhe fëmijët në periferi të Ëashington DC, plus një dashnore e dyshimtë në Neë York – u bë një lojtar në politikën shqiptare për para.

McGonigal, ndërsa shërbente ende si një zyrtar i lartë i FBI-së, u bë shërbëtor i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet. Shqipëria është aleate e ShBA-së dhe anëtare e NATO-s por që kur Rama mori pushtetin në Tiranë një dekadë më parë, ai vend i vogël është kthyer në një vatër korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Pse administrata Biden mbyll një sy ndaj gjithë kësaj, mbetet një pyetje shqetësuese. Blerja e zyrtarëve të lartë amerikanë si McGonigal është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon ta arrijë atë. Opozita shqiptare është e përqendruar për këtë skandal, ku shfaqet një zyrtar i inteligjencës që shërben si shërbëtor për socialistët në pushtet.

McGonigal bëri disa udhëtime në Shqipëri për të ndihmuar Ramën, përfshirë në shtator 2017, kur i akuzuari ishte ende një zyrtar i lartë i FBI-së. Ndërsa ky udhëtim kishte një qëllim zyrtar të FBI-së, qëllimi i tij jozyrtar ishte të ndihmonte Ramën duke ngacmuar kundërshtarët e tij në Shqipëri.

/albeu.com/


Shtuar 13.02.2023 21:38